13.5 C
Tirana

Berisha reagon për drejtuesin e ri të SPAK: Të mos jetë i kapur nga krimi

Më datë:

Kreu i PD Sali Berisha, është paraqitur sot më datë 1 dhjetor 2025, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, për dosjen “Partizani”.

Berisha, pasi u paraqit në Strukturën e Posaçme, foli për gazetarët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

I pyetur se a do ta njohë kreun e ri të SPAK, që do të zgjidhet gjatë këtij muaji, Berisha tha se uron që ai të mos jetë i kapur nga krimi.

“Nuk kam anatemuar asnjeri unë, as Krajën e as Dumanin. Kam paraqitur dokumente, qoftë për Arben Krajën, qoftë për Altin Dumanin. Kraja nuk duhet të jetë në detyrë, sepse është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës. Unë jam këtu dhe njoh institucionet e vendit. Nuk kam asnjë lidhje, asnjë dijeni për asnjë nga ata që zgjidhet. Uroj mos të jetë i kapur nga krimi. Unë zbatoj çdo gjyqtar, çdo polic, çdo prokuror, që zbaton ligjin”, tha ai.

I pyetur se çfarë mendon për faktin që Ilir Meta ka kërkuar të dëshmojë për 21 janarin, Berisha deklaroi se nuk e di se çfarë mund të deklarojë më tepër ish-presidenti. Ai tha se 21 janari nisi, pas një regjistrimi fals, sipas tij, ku në qendër të ngjarjes ishte pikërisht Meta dhe se ai mund të dijë më tepër për zhvillimet e ngjarjes.

“Nuk kam dijeni se çfarë di më shumë Ilir Meta sesa unë.

Mund edhe të di. Ju e dini se ngjarja ka në bazë manipulimin e një regjistrimi të ish-ministrit Dritan Prifti, që mendoi se mund të më bënte presion dhe e largova nga zyra”, u shpreh Berisha.

Po ashtu, Berisha u ndal edhe tek sulmet ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

“Aty në Strukturën e Posaçme ishte Poja, ishte Elvis Doçi në zyrë, ishte aty dhe Kreshnik Farruku. Ka katër vite që në Portin e Durrësit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kilogram kokainë. Ndërkohë, që rezultoi nga operacioni i fundit se kishin trafikuar tonelata kokainë. Irena Gjoka me pesë emra, rezulton e dënuar dhe e dëbuar nga Greqia. Hetimi për Gjokën mbahet në sirtar prej 18 muajsh. Irena Gjoka mohon se është dënuar, duke qenë pa norma, pa moral dhe pa standard e mbrohet nga Altin Troplini. Altin Troplini është kthyer në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me pesë mbiemra. Irena Gjoka ka gënjyer dhe falsifikuar vettingun, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe sërish mbrohet. Unë kam paraqitur fakte, që nuk hidhen absolutisht poshtë. Po ju tregoj se çfarë llumi ka në organet e drejtësisë. Duke shtyrë çështjen, vepra parashkruhet, sepse del jashtë afatit. Altin Dumani e përdor ligjin sipas urdhrit apo interesave të tij private”, përmbylli Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës, arrestohen 7 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 7 drejtues...

Kontrabandë me mallra të akcizës, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari

Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga...

Berat/ Makina përplas për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj...

Bedri Hamza pas vizitës në SHBA: Kosova do kthehet në Uashington më e fortë se kurrë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë një përmbledhje...