23.5 C
Tirana

Berisha paralajmërim Bardhit dhe Alibeajt?: Do e shikoni në ditët e ardhshme

Më datë:

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas dështimit të negociatave mes grupit që ai drejton dhe grupit të deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt.

Berisha u shpreh se opozitën askush nuk mund ta pengojë që të fitojë në zgjedhjet lokale.

Ai tha se grupi i Alibeajt nuk i duan primaret dhe statutin, e shtoi se askush nuk mund të prekë flamurin e PD-së, përndryshe i ka bërë keq llogaritë.

Berisha ka bërë edhe një paralajmërim për Bardhin dhe Alibeajn duke thënë se në ditët në vijim do e marrin përgjigjen.

“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.

Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin.

Të sigurt të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.

Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme.

Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike.” tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekstradohet nga Gjermania një grua rumune për mashtrim financiar ndaj një kompanie shqiptare

Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim...

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët...

PD kërkon mocion me debat për gjetjet e raportit të OSBE-ODIHR: U shkel barazia në zgjedhje

Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend...

SPAK jep pretencën për ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...