4.5 C
Tirana

Berisha kritikon gjuhën e Ramës në fushatë: Merr në takime nëpunësit dhe paraqitet me banalitete

Më datë:

Kreu i PD, Sali Berisha kritikon fushatën e kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti feministe në aparencë, por në thelb tha se është mizogeniste.

Gjatë një konference për gratë, me pjesëmarrjen edhe të forumit të gruas të CDI, Berisha tha se kryeministri merr në takime nëpunësit dhe paraqitet me banalitete para tyre.

Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave”, u shpreh Berisha.

“Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete”, theksoi kreu i PD.

Sali Berisha: Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese. Për suksesin tuaj në jetën akademike. E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare.

Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë.

Kjo është e vërteta.

Ndaj dhe ne zotohemi që, përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, të krijojmë linja të veçanta krediti për bizneset tuaja, për problematikat që keni.
Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë.
Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat.

Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë? Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete.

Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto.

Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave.

Unë ju siguroj, llogaris shumë në mbështetjen tuaj në këtë fitore.

Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...