5.5 C
Tirana

Berisha: Janë 1 milion faqe dokumente, zbardhen 95% e krimeve

Më datë:

Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, ka denoncuar presionin që sipas tij po i bëhet Gjykatës Kushtetuese për të zhvlerësuar përgjimet e SKY ECC.

“Sot jam para jush për të denoncuar një nga aktet më të shëmtuara dhe me pasoja më të rënda për këtë vend, presionin e jashtëzakonshëm që po bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese për të vendosur zhvlerësimin e miliona faqeve, mesazhe dhe biseda, të sjella në përputhje me rregullin ndërkombëtar nga partnerët, agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, në të cilat Shqipëria faktohet si një vend që nga bodrumet e kriminelëve dhe mafies gjer në zyrën e kryeministrit, sundohet nga krimi, krimi dhe vetëm krimi”, tha Berisha.

Sipas tij, “çdo i pandehur ka të drejtë të paraqesë në sistemin gjyqësor çdo ankesë, por Pëllumb Gjoka po përdoret vetëm si prestanome sepse në fakt prapa presionit të jashtëzakonshëm mbi Gjykatën Kushtetuese për të zhvlerësuar si dokumente të vlefshëm ligjorë 1 milion faqe, biseda dhe mesazhe midis kriminelëve, në të cilat gjenden, zbërthehen 98 përqind e vrasjeve”.

“Zbërthehen 95 përqind e të gjitha trafiqeve kriminale, kryesisht kokainës, kanabisit dhe trafiqeve të tjera, 90 përqind të ndërhyrjeve të qeveritarëve në tendera dhe koncesione dhe zbërthimi universi i krimit të shëmtuar kriminalo-banditesk elektoral”, tha ish-kryeministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...