8.5 C
Tirana

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më të shëmtuar në historinë e vendit”.

“Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri. Pra, është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit, konsolidimit në mënyrë përfundimtare të narkoshtetit, shtetit që bazohet në vullnetin e padrinos, në vullnetin e kreut të organizatës kriminale”, tha Berisha.

Kryedemokrati denoncoi edhe punësimet në administratë.

“Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar”, tha Berisha.

Ai publikoi disa dokumente që sipas tij kanë dalë nga laptopi i zv/kryeministres Belinda Balluku. Berisha akuzoi se administrata shtetërore në Fier u përdor si polici politike.

“Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu. Çfarë paraqet? Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet. Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë… Vazhdojmë… Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ. Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Bardhi pret Krichbaum: Opozita mbështet integrimin e bazuar në standarde dhe meritë

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi...

Ergys Agasi ankohen, ILD regjistron kërkesën për dosjen hetimore të SPAK

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka konfirmuar se...

Sherr me armë dhe shkop bejsbolli në Kukës, dy kushërinj në tentativë vrasjeje

Një sherr ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje...