18.5 C
Tirana

Berisha, dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët në ambientet jashtë Kuvendit. Ai u ndal te mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve Kosovë-Shqipëri.

Berisha thotë se parlamenti shqiptar nuk mund të shkojë në mbledhje pa bërë disa gjëra përpara.

Së pari është miratimi i rezolutës që dënon genocidin serb në Kosovë. Së dyti, Berisha thotë se Rama duhet të kërkojë falje sepse ka qenë i pari që i ka vendosur sanksione Kosovës.

“Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e genocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë një akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës.

Ky parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Berisha.

Por Berisha theksoi se kërkesat e tij nuk do të thonë që demokratët nuk do të jenë të pranishëm nesër në mbledhjen e përbashkët.

“Do shkojnë sigurisht, por në emër të PD-së unë kërkoj që parlamenti të adresojë këto çështje para se të shkojë”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...