16.5 C
Tirana

Berisha: Ambasadorët të punojnë për Shqipërinë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se konferenca e Diplomatëve “Tirana Diplo 2024”, mblidhet në një moment dështimesh të mëdha të politikës shqiptare, sepse institucionet e narko-shtetit nuk mund të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese”.

“Edi Rama në këtë takim u përpoq t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare, ta paraqesë atë si diplomacinë e partisë shtet. Në këtë kontekst, jam i bindur se  një diplomaci në funksion të interesave, në funksion të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, theksoi Berisha

Berisha iu bëri thirrje diplomatëve shqiptarë të qëndrojnë si përfaqësues të Shqipërisë dhe jo të Edi Ramës.

“Edhe njëherë, duke dënuar zbatimin e parimeve të narko-shtetit në diplomacinë shqiptare iu bëj thirrje diplomatëve të qendrojnë përfaqësues të vendit dhe të kombit të tyre, dhe jo të një klike, të një kasti, të një ekipi, i cili sundon në aleancën e krimit, vjedh zgjedh zgjedhjet, shndërron pasuritë publike të shqiptarëve në mallkim për qytetarët, sundon me drogën dhe krimin”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...