Beogradi diskuton ndarjen e Kosovës, Vulin: S’mund ta zgjidhin burokratët e BE këtë çështje

Në strategjinë e zgjerimit të publikuar nga Bashkimi Europian këtë të martë u konfirmuan zërat se Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen më pranë procesit të anëtarësimit me unionin.

Por, ndërsa për Malin e Zi nuk ka ndonjë pengesë të pakalueshme, për Serbinë “dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve” me Kosovën është togfjalëshi kyç në këshillat e dhëna nga Brukseli për Beogradin sa i takon avancimit të procesit.

E si gjithmonë, kur flitet për Kosovën, në Beograd debatet janë të shumta dhe pas publikimit të strategjisë në të është përfshirë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

“Ne nuk duhet t’ja lëmë në dorë burokratëve europianë për zgjidhje këtë çështje kombëtare”, deklaroi ai.

Në një tryezë të organizuar në kuadër të debatit për Kosovën, një nismë e Presidentit Aleksandër Vuçiç, Vulin jep edhe zgjidhjen, sipas tij.

“Ajo që duhet të ndodhë në Kosovë është ndarja afatgjatë dhe e fortë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”, vijoi ministri serb.

Ideja e ndarjes është hedhur edhe më herët nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, por ai u kujdes të theksojë në atë kohë se ky nuk ishte qëndrimi i qeverisë, por i tiji personal.

Ndërkohë, vetë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka theksuar disa herë se duhet të gjendet një zgjidhje për Kosovën, e cila nuk do të ishte e kënaqshme për asnjërën palë, por pa saktësuar se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ngordh orangutangu më i vjetër në botë

   Orangutangu më i vjetër që njihet në botë, Puan, ka ngordhur në moshën 62 vjeçare. Sipas një lajmi në BBC, Puan, që qëndronte në Kopshtin...

Covid-19/ Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pranishëm edhe Basha

I thirrur nga presidenti Ilir Meta, sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbahet online, ku fokusi do të jetë situata në Shqipëri me...

Presidenti Thaçi anashkalon 90 për qind të shqiptarëve, pritje shtetërore në Katedrale

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi ka zgjedhur Katedralen “Nëna Terezë” për të organizuar pritje shtetërore për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...