Benzema: Do të jem gati, kemi një grup të mirë

Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, nuk vjen në kushte perfekte në këtë Botëror, të paktën për momentin, pasi sulmuesi po vuan një shqetësim muskulor që nuk e lejoj të ishte me Real Madrid në sfidat e fundit.

Pavarësisht këtij fakti, Benzema ka qetësuar tifozët e “gjelave” duke theksuar se deri në ditën kur Franca do të zbres në fushë do të jetë gati:

Benzema

“Botërori është një nga dhuratat më të bukura. Çdo sfidë do të jetë një finale. Kemi një grup të mirë, por duhet të arsyetojmë ndeshje pas ndeshje. Dëmtimi? Kam pasur disa probleme, por asgjë e rëndë. Kam ende kohë, nga tani deri më 22 nëntor. Do të përgatitem fizikisht dhe psikologjikisht për Botërorin”, theksoi Benzema.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi