Beniada i shpreh ngushëllimet vajzës së Bujar Nishanit: Zemra ime është me ty

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare.

Ajo ka treguar më herët që Nishani ishte kushëriri i babait të saj dhe me fëmijët e tij kishte një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën.

Beniada ka shkruar në Instastory: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten.

Fiona Nishani zemra ime është me ty”.

Kujtojmë që ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19.

Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi