12.5 C
Tirana

Belind Këlliçi: Edi Rama nuk mund të bëjë politikë me fatkeqësinë natyrore

Më datë:

Ditët e sotme Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë Belin Këlliçi ka vizituar familjen e Ibrahim Kukës në fshatit Yshrek, Tiranë, i cili ka mbetur pa shtëpi pas tërmetit të datës 26 nëntor.

Edhe pse kanë kaluar shtatë javë pas tërmetit sipas Këlliçit banorët e këtij fshati jetojnë akoma në çadër por më e keqja është se ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti për shtëpitë e tyre.

Po sipas Këlliçit, Edi Rama po bën politikë me fatkeqësinë natyrore duke i ndarë në të majtë e të djathtë, shpërndan ndihma me lista partie si dhe me listën e votimeve moniste të 30 Qershorit.

‘Në familjen e Ibrahim Kukës në Yshrek, Tiranë aty ku shtatë javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, asnjë qeveritar apo zyrtar shteti nuk ka ardhur për të ndihmuar. Janë me qindra familje që sot jetojnë në çadra dhe që nuk i është ofruar asnjë zgjidhje nga shteti për banesa e tyre.

Kjo papërgjeshmëri shtetërore duhet të marr fund njëherë e mirë.

Edi Rama nuk mund të bëjë politik me fatkeqësinë natyrore duke i ndarë njerëzit në të majtë e në të djathtë, duke shpërndarë ndihma me lista partie dhe me listën e votimeve moniste të 30 Qershorit’ ka shkruar në postimin e tij në Facebook Belind Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FBI: Dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të qëlluar në Uashington, nuk kanë të vdekur

Drejtori i FBI-së, Kash Patel dhe kryetarja e Bashkisë...

Tabaku: Buxheti 2026 jo në interes të qytetarëve, duhen masa për minimumin jetik

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e...

Proda në Marok, për zgjedhjen e presidentit të ri të Interpol-it

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda,...

HONG KONG – Arrin në 55 numri i viktimave pas zjarrit në disa rrokaqiej

Zjarri katastrofik që përfshiu një ndërtesë në Hong Kong...