6.5 C
Tirana

Begaj pret Wisner: Mirënjohje për mbështetjen vendimtare të SHBA-ve

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner.

Presidenti i Republikës shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë, duke u shprehur, njëkohësisht, krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.

Begaj gjithashtu vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje.

Presidenti i uroi Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...