Begaj në pritjen zyrtare, takime me Mbretin Charles III, Princin William dhe liderë botërorë

Presidenti Bajram Begaj, i cili ndodhet në Britaninë e Madhe me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, si dhe liderë të tjerë botërorë.

Takimet u zhvilluan në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla për krerët e shteteve që po marrin pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror.

Presidenti Bajram Begaj u takua dhe bashkëbisedoi edhe me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar të tjerë.

Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi