Begaj mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar më datë 23 Janar 2023, ora 14:00 me temë: “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”

Në një njoftim për shtyp, Presidenca bën të ditur se, mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi