Befason Coman: Po mendoj pensionimin

Dëmtimet e njëpasnjëshme kanë shtyrë yllin e Bayern Munich dhe kombëtares franceze, Kingsley Coman që të mendojë një fund tragjik për karrierën e tij. Edhe pse 22 vjeçar, ai ka menduar tërheqjen nga sporti ku u bë i famshëm, duke befasuar jo pak. Deklaratën befasuese, Coman e bëri për televizionin francez “TF1”.

“Ishte një vit shumë i vështirë,” tha Coman për TF1. “Kur lëndova veten, ishte fundi i botës për mua.

“Unë shpresoj se nuk duhet të rishqyrtoj atë që kam kaluar. Kaq është e mjaftueshme. Nuk do të pranoja një operacion të tretë. Nëse kjo ndodhte, do të thotë ndoshta që këmbët e mia nuk janë bërë për këtë nivel. Unë do të udhëheq një jetë tjetër, një jetë anonime”.-pohoi Coman. 

Pensionimi i Coman do të sillte probleme te Bayern Munich, me bavarezët që do të humbasin edhe shërbimet e Arjen Robben e Franck Ribery në fundin e sezonit aktual. Coman konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të rinj në botë, por problemet fizike e kanë kufizuar seriozisht atë në vitet e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi