Së fundmi, të gjithë “sytë” e mediave janë kthyer tek ajo, pasi është shfaqur në Beverly Hills, së bashku me të dashurin e saj regjisor, Keyan Safyari.

Këngëtarja kishte veshur një xhaketë të zezë, e cila plotësohej me një zbukurim të bardhë rreth jakës, e xhepave, ndërsa kishte veshur pantallona të ngushta.

Mos harruar këtu edhe aksesorët e saj, ylli mbante me vete një xantë të vogël dhe kishte vendosur syze dielli katrore me stil. Bukuroshja bionde i la flokët e saj të lirshëm të valëviteshin pas shpatullave të saj.

Keyan gjithashtu ishte i veshur me një kostum të zi shumë elegant, ndërsa shoqëronte të dashurën e tij simpatike.

Gjithashtu, në mbrëmjen e publikimit të albumit të saj, këngëtarja Rexha u pa e shoqëruar edhe nga nën e saj, Bukurija, e cila dukej se ishte në humor të mirë, qeshte dhe bënte shaka me vajzën e saj.

Bukurija gjithashtu vuri në pah linjat e saj trupore, e veshur me një palë xhinse të ngushta një bluzë prej mëndafshi elegant, të kombinuar me një xhaketë sportive.

Sakaq, nuk munguan as puthjet nga dyshja, teksa shiheshin tepër të dashuruar së bashku. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

foto galeri

foto galeri

foto galeri