BE: Tregtia e drogave në ‘rrjetin e errët’ arrin nivele alarmante

Një raporti i ri i Bashkimit Europian thotë se tregtia e fshehtë e drogave është bërë një kërcënim serioz për sigurinë dhe shëndetin.

Raporti, përbën studimin e parë të thelluar mbi shitjen e drogave në ‘kanalet e errëta’ të internetit në Europë.

Ai thekson se oferta, kërkesa dhe të ardhurat nga kjo tregti janë në rritje dhe vetëm në tregun europian arrijnë në rreth 90 milionë euro.

‘Rrjeti i errët’ është ajo pjesë e internetit në të cilën mund të kesh qasje vetëm nëpërmjet disa softuerëve të posaçëm dhe kodeve autorizuese.

Karakteri i fshehtë i ‘rrjetit të errët’ e bën shumë të vështirë punën e autoriteteve ligjzbatuese./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi