BE thirrje për përfundimin e dhunës në Libi

“Dhuna e rritur së fundmi dhe deklaratat e bëra nga aktorët e jashtëm përbëjnë shqetësime serioze. Tensionet duhet të ulen urgjentisht”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në konferencën e tij të përditshme për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e Sisit.

“E vetmja mundësi është një zgjidhje e negociuar në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) për popullin libian dhe stabilitetin rajonal”, shtoi ai, duke theksuar se aktorët ndërkombëtarë duhet të përqëndrohen në uljen e tensioneve dhe jo rritjen e tyre.

Të shtunën, duke folur në qytetin Matrouh afër kufirit me Libinë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi aludoi në mundësinë e dërgimit të “misioneve të jashtme ushtarake nëse kërkohet” dhe tha se “çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Libi tashmë është bërë e ligjshme ndërkombëtarisht”.

Al-Sisi i tha ushtrisë së tij “të jetë e përgatitur për të kryer çdo mision brenda kufijve, ose, nëse është e nevojshme, edhe jashtë kufijve”.

Ai tha se qyteti Sirte dhe baza ajrore al-Jufra janë një “linjë e kuqe”.

Ndryshe, Egjipti ka qenë mbështetëse e komandantit të forcave jolegjitime në Libi, Khalifa Haftar, i cili nga prilli i vitit 2019 ka sulmuar qeverinë e pranuar nga OKB-ja me bazë në Tripoli.

Së fundmi, forcat qeveritare libiane kanë rimarrë disa vende strategjike, përfshirë qytetin Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në Libinë Perëndimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi