BE thirrje Mianmarit për lirimin e gazetarëve të Reuters-it

Bashkimi Europian (BE) u bëri thirrje autoriteteve të Mianmarit që urgjentisht të lirojnë gazetarët e arrestuar të agjencisë Reuters.

“Presim nga autoritetet e Mianmarit që të mbrojnë të gjitha të drejtat dhe sa më parë të lirojnë gazetarët e arrestuar. Liria e mediave dhe gazetarëve është vlerë themelore dhe themel i çdo shoqërie demokratike”, theksoi zëdhënësja e Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

Dy gazetarë të Reuters-it, Wa Lone (31) dhe Kyaw Oo (27), u arrestuan para shtatë ditëve në qytetin më të madh të Mianmarit, Yangonu.

Kreu dhe kryeredaktori i Reuters-it, Stephen J. Adler, njoftoi se agjencisë i është ndaluar kontakti dhe qasja rreth informacioneve për gazetarët e arrestuar. Ai porositi se gazetarët janë të pafajshëm dhe se kanë bërë punë të rëndësishme për raportimin për ndodhitë në këtë rajon.

Autoritetet e Mianmarrit gazetarët e arrestuar i akuzojnë për publikimin e informacioneve të ndjeshme qeveritare, në të shumtën e rasteve nga sektori i sigurisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi