BE kërkon bisedime mbi Kudsin

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, bëri thirrje për negociata për të përcaktuar statusin e Kudsit dhe kritikoi zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi.

Në komentet e bëra gjatë Samitit të Biznesit Europian në Pallatin Egmont në Bruksel, Mogherini tha se Kudsi duhet të jetë një kryeqytet i të dyjave, Izraelit dhe Palestinës.

“Asnjë nga përfaqësuesit e BE-së nuk ndoqi ceremoninë e hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Kuds. Këto gjëra janë të rëndësishme në diplomaci”, tha Mogherini.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkaktoi një kundërshtim ndërkombëtar dhjetorin e kaluar kur ai në mënyrë të njëanshme e njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe u zotua të zhvendoste ambasadën amerikane në këtë qytet.

Javën e kaluar, SHBA-të zyrtarisht zhvendosën ambasadën e tyre në Izrael nga Tel Avivi në Kuds, duke njohur në mënyrë efektive Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Ndryshimi i politikës së gjatë të SHBA-ve mbi Kudsin ka shkaktuar demonstrata në territoret palestineze të okupuara dhe në disa vende muslimane.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët të cilët shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi