“BE-ja inkurajon tregtinë me Iranin”

 

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian(BE) për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, u shpreh se BE inkurajon për rritjen e tregtisë me Iranin.

Mogherini gjatë vizitës së saj në Zelandën e Re tha se inkurajojnë për rritjen e tregtisë me Iranin, i cili sipas saj është besnik ndaj zotimeve për programin bërthamor.

Mogherini tha se po e bëjnë më të mirën që është e mundshme në mënyrë që Irani të vazhdojë të mbetet pjesë e marrëveshjes bërthamore dhe në mënyrë që të vazhdojnë dobitë ekonomike të kësaj marrëveshjeje, për të cilën besojnë se është në interes të sigurisë së rajonit dhe të botës.

Të martën ka filluar zyrtarisht zbatimi i pakos së parë të sanksioneve të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i zbatojnë ndaj Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore.

Pakoja e parë e sanksioneve ka të bëjë me bllokimin e transaksioneve financiare, tregtinë me çelik, qymyr, alumin, importet e avionëve komercial dhe pjesëve të tyre rezervë, ndërsa hyri në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale në Washington.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 8 maj tha se vendi i tij tërhiqet nga marrëveshja e arritur me Iranin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi