BE-ja i përgjigjet me tarifa doganore SHBA-së

 

Bashkimi Europian (BE) ka filluar zbatimin e tarfiave doganore prej 25 për qind për produktet simbolike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç janë motoçikletat, xhinset etj

Tarifat e BE-së vijnë si kundërpërgjigje ndaj tarifave shtesë të SHBA-së për çelikun dhe aluminin e importuar.

BE-ja nga sot do të zbatojë 25 për qind taksa ndaj qindra produkteve amerikane, siç janë misri, barbunja, orizi, xhinset, këpucët, cigarja, ventilatorët, motoçikletat, jahtet, varkat, çeliku, lëngu i portokallit, shkallët dhe të tjera.

Në kuadër të masave, ndaj produkteve në fjalë nga SHBA do të zbatohen 2,8 miliardë euro tarifa doganore shtesë. BE-ja ka bërë të ditur se në të ardhmen do të inicojë edhe masa ekulibruese shtesë prej 3,6 miliardë eurosh.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 9 mars bëri të ditur se çeliku dhe alumini i importuar do të jenë subjekt i një tarife doganore me 25 për qind dhe 10 për qind. SHBA zbatoi përjashtim të përkohshëm për BE-në deri më 1 qershor.

BE-ja i bëri thirrje SHBA-së të përjashtohen nga detyrimet doganore, por në negociata nuk u arrit konsensus.

Si kundërpërgjigje ndaj tarifave të SHBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të importuar, BE-ja shpalosi një listë prej dhjetë faqesh me qindra produkte amerikane ndaj të cilave do të zbatohen tarifa doganore shtesë prej 25 për qind. Me listën në fjalë BE-ja u përpoq të bindë SHBA-në të heqë dorë nga vendimi i saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi