BE dhe Jordania: Vendimi i Trumpit për Jerusalemin shumë i rrezikshëm

Komisarja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini paralajmëroi sot për pasojat e rrezikshme që mund të ketë vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Ne gjithmonë jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe këtë e kemi bërë veçanërisht këto ditë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi vendimin e SHBA-së për Jerusalemin”, tha Mogherini në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Jordanisë Ayman al Safadi.

Mogherini theksoi se BE-ja dhe Jordania ndajnë pikëpamjet se vendimi i Trumpit mund të shkatojë pasoja të rënda.

Duke theksuar se përshkallëzimi i dhunës nuk mund të sjellë dobi për askënd, Mogherini tha se një skenar i tillë duhet të parandalohet. Ajo shtoi se situata në Jerusalem nuk ka të bëjë vetëm me muslimanët, por me të gjithë botën.

“Në këtë rajon tashmë ka kriza të shumta. BE-ja është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez në bazë të krijimit të dy shteteve të pavarura brenda kufijve të vitit 1967 dhe me Jerusalemin si kryeqytet të të dyjave”, ka thënë Mogherini.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm Al Safadi tha se vendimi amerikan për Jerusalemin është hap shumë i rrezikshëm.

“Jordania kosnideron se ky vendim është në kundërshtim me të gjitha normat dhe rezolutat e KS të OKB-së dhe se mund të shkaktojë rritjen e tensioneve dhe trazirave në botën arabe”, ka thënë Al Safadi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi