Bayern Munchen vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë. Kampionët kanë mundur 3-1 në transfertë Këlnin, skuadër që ka rënë tashmë nga kategoria.
Skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes bëri gjithçka vetë, pasi në pjesën e parë Sule shënoi në portën e Ulreich, duke i dhënë avantazhin vendasve, ndërsa në 45-minutëshin e dytë shënuan James Rodrigues, Lewandowski dhe Tolisso, duke përmbysur rezultatin.
Hamburgu është me një këmbë në kategorinë e dytë, pasi u mposht me rezultatin 3-0 nga Eintracht Frankfurt. Kur ka mbetur vetëm një takim për t’u luajtur, e vetmja shpresë e Hamburgut është që të sigurojë “play off”-in e qëndrimit, por duket gati e pamundur që Wolfsburg të gabojë ndaj Këlnit në javën e fundit të Bundesligës.
Borussia Dortmund zhgënjeu në shtëpi ndaj Mainzit, ku u mposht me rezultatin 1-2, por kundërshtarët e saj për një vend në Champions, Hoffenhaim dhe Leverkusen nuk arritën të përfitojnë./Top Channel/