Bayern-Borussia, gara për titullin ngrihet në një tjetër nivel

Borussia Dortmund godet, ndërsa Bayern Munich përgjigjet. Gara e fortë për titullin kampion në Bundesligë është pasuruar me një tjetër episod, pas fitores së dy favoritëve dhe rivalëve të përjetshëm. Bavarezët nuk kanë ndërmend të lëshojnë kreun që e humbën për vetëm 24 orë.

Gnabry 6.0

Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac kaloi me lehtësi 4-1 transfertën në fushën e Fortuna Dusseldorf. Kingsely Coman ishte protagonisti absolut në pjesën e parë. Futbollisti francez hapi serinë e golave në minutën e 14-të, ndërsa përpara pushimit po vetë dyfishoi shifrat, duke e kthyer të qetë ekipin e tij në dhomat e zhveshjes. Në fraksionin e dytë Gnabry thelloi në 3-0 rezultatin në favor të Bayern Munich.

Untitled Gjermani

Vendasit fituan një 11-metërsh në limitet e kohës së rregullt të kthyer në gol nga Lukebakio. Por shpresat e të zotëve të shtëpisë për të evituar një humbje të thellë u sfumuan në shtesë kur Goretzka plotësoi “pokerin” e bavarezëve që ngjiten sërish në vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se Borussia Dortmund.

1412994041 Sancho Borussia Dortmund Bvbm05 Oaeqfg0k6ef

Kjo e fundit kishte fituar të shtunën sfidën e saj, duke mundur në shtëpi 2-1 Mainz. Konfirmohet si zbulim i madh i futbollit europian, Jadon Sancho, me sulmuesin anglez që shënoi të dy golat e suksesit për skuadrën e tij, duke vendosur edhe një rekord personal në Bundesligën gjermane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi