Baste të paligjshme, në pranga 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar katër persona, të cilët akuzohen për veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit “Eleven Day”, të finalizuar nga komisariati i policisë  numër 6,  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven day””, njofton Policia e Tiranës

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive”, bën të ditur Policia e Tiranës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi