Bashkia e Kavajës dhe shoqatat diskutojnë për nevojat e kategorive të ndryshme

Në përfundim të muajit Tetor që njihet ndryshe edhe si muaji i sensibilizimit të personave në nevojë, dhe që kërkojnë një vëmendje për tu ndjerë të barabartë me kategori të ndryshme sociale, strukturat që merren me këto dukuri në Bashkinë Kavajë për gjatë këtij muaj kanë organizuar disa aktivitete sensibilizuese.

Në një takim me drejtuesit e shoqatave dhe organizatave të ndryshme që janë funksionale në Bashkinë Kavajë, u oraganizua një takim, në të cilin u fol për rolin e këtyre shoqatave, si dhe rolin që ka Bashkia nëpërmjet strukturave të saj të shërbimit social, për mbrojtjen e jetimëve, grave të trafikuara, invalideve, dhe të gjithë kategorive vunerabël.

Zbatimi i legjilacionit, si dhe rritja e nivelit të bashkëpunimit me këto shoqata u tha në këtë takim do të çojë në një partneritet që do të jetë i dobishëm si për bashkinë ashtu edhe për shoqatat e ndryshme që kanë aktivitet në Kavajë.

Statusi i Bashkisë Kavajë:

#Tetori, muaji i ndërgjegjësimit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Drejtoria e Shërbimit Social në bashkëpunim me organizatën “Të Ndryshëm & Të Barabartë”, mbajtën një tryezë të përbashkët disktutimi mbi ndërgjegjësimin e publikut për parandalimin e trafikimit. Pjesë e këtij aktiviteti sensibilizues ishin prindër, mësues, psikologë, pëfaqësues nga Komisariati i Policisë, zyra arsimore Kavajë, punonjës të administratës publike dhe shoqërisë civile.
Zv/kryetari i Bashkisë Kavajë gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë që shfaq kjo tematikë për shoqërinë shqiptare. Njëkohësisht ftoi pjesëmarrësit që të angazhohen për të qenë pjesë e punës, për të adresuar këtë formë të krimit të organizuar të ashtuquajtur “skllavëria moderne”.
#Ngrijezërinpërataqënukmundtëflasin
#Raportonjëviktimëtrafikimi

Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi