Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër ju uron festën e Kurban Bajramit

Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër u ka uruar të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.

Me anë të një mesazhi, në këtë ditë të shnuar për të gjithë muslimanët, kryetari i UISHZ Fehim Abazi ka kërkuar më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe respekt.

Urimi i plotë

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, dhe në emrin tim personal t’u uroj festën e Kurban-Bajramit. E cila vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam, të cilat kryhen në kohë të caktuar dhe në mënyrë të caktuar. Me të cilat shfaqet mëshira e Allahut për besimtarët. Haxhi dhe kurbani determinojnë secila në mënyrën e vet vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë.

Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.

Në këtë ditë feste madhështore thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Ashtu siç u shpërndan qielli mëshirë e prodhimtari tokave që i përshkon, ashtu edhe njerëzit bujarë që ndihmojnë të tjerët bëhen pretekst që mëshira e Allahut të shkojë te nevojtarët, jetimët dhe të vetmuarit.

Allahu xh. sh. thotë:

“O njerëz! Të gjithë ju jeni, para Allahut, të varfër dhe nevojtarë! Vetëm Allahu është i pasur dhe i denjë për lavdërim. “(Fatir-15)

Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë besimtarët, që në zemrën dhe shpirtin e tyre të shndrit besimi i sinqertë. Besimi i cili motivon dhe fuqizon zemrat tona për unitet dhe vëllazërim mes njerëzve. Porosis që në mes nesh të mos ketë divergjenca e interesa parciale të çfarëdo lloji qofshin ato. Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s, mbi unitetin ku Allahu thotë:

“…Mos u përçani ndërmjet veti, se do të dobësoheni e do të humbni fuqinë tuaj…”(Kuran VIII: 46)

Të nderuar besimtar!

Dëshiroj që në emër të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër edhe njëherë t’u uroj festen e Kurban-Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tona këtu në Zvicër , kudo që ata gjenden.

Në këtë festë të madhe, duke e lutur Allahun për unitet, mirëkuptim, tolerancë, mirëqenie, harmoni, begati, lumturi e mbarësi për të gjithë njerëzit.

Me respekt

Fehim Abazi, kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kërkesa/Akuzat për Valdrin Pjetrin, PD i drejtohet Prokurorisë

Partia Demokratike i ka dërguar prokurorisë të dhënat konkrete që ajo publikoi një ditë më parë për Valdrin Pjetrin në Itali, i cili sipas...

VIDEO/ Grushte e shkelma, shoferët përleshen fizikisht në mes të rrugës

Një mosmarrëveshje e çastit në një semafor ka çuar në rrahje brutale mes dy shoferëve. Dy shoferët duket se ishin duke pritur në shenjën e...

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e GJKKO-së, Flora Hajredinaj anëtare e trupës që gjykoi ish-ministrin Tahiri

Kalon me sukses vettingun dhe konfirmohet në detyrë gjyqtarja Flora Hajredinaj e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo e fundit...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...