Basha uron besimtarët mysliman për Fiter Bajramin: Agjërim dhe lutje të pranuara

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në ambientet e KMSH nga ku ka uruar festën e Fitër Baajramit. Basha ka uruar agjërim e lutje të pranuara për të gjithë besimtarët mysliman.

“Gëzuar Fiter Bajramin. Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur. Zoti ju bekoftë ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e begatoftë Shqipërinë.” tha Basha.

Rikujtojmë se sot besimtarët mysliman në të gjithë botën festojnë sot Fiter Bajramin. Në Tiranë me mijëra besimtare falën namazin e Bajramit në sheshin “Skënderbej”.

Ceremonia e Fiter Bajramit filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe.

Kjo festë e shenjtë për besimtarët mysliman vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi