Basha takon banorët e dëmtuar nga tërmeti në Shënavlash të Durrësit: Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Shënavlash të Durrësit ku u takua me banorët e prekur nga tërmeti. Basha u shpreh se shumë prej tyre vijojnë të kalojnë ditët në cadra pa ngrohje e pa ushqim.
“Sot vizitova banorët e Shënavlashit, të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës.

Të braktisur nga qeveria e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, minëra familje janë lënë në mëshirë te fatit. Shumë prej tyre vazhdojnë të kalojnë netë të ftohta në çadra, pa ngrohje pa ushqim, në kushte të mjerueshme.

Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vleresime kontradiktore. Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje. Cdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale dhe ekonomike të termetit te 26 nëntorit. Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve.

Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore.” u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi