Basha rikonfirmon premtimin për Teatrin Kombëtar: I qëndroj firmës që kam hedhur! Do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte

Kreu i PD, Lulzim Basha ka rikonfirmuar premtimin për Teatrin Kombëtar duke deklaruar para qytetarëve në njësinë nr.9 në Tiranë se godina do të ndërtohet aty ku ishte, aty siç ishte.
Një prej qytetarëve ngriti shqetësimin për Teatritn, si një çështje jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare.

Basha e ka mbështetur qytetarin për këtë qëndrim duke theksuar se i qëndron firmës.

 

Biseda e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha me qytetarin

Qytetari: Çështja e teatrit nuk është vetëm kombëtare por është edhe ndërkombëtare edhe përtej atlantikut.
Lulzim Basha: Absolutisht.
Qytetari: Unë do të doja që ju si person edhe si parti ta trajtoni çështjen e teatrit sepse ata janë njerëz të sprovuar.
Lulzim Basha: Për kulturën dhe për artin në tërësi…

Qytetari: Bëni dhe një ndoshta një mbledhje me artistët, ata e meritojnë.
Lulzim Basha: Po. Kulturën dhe artin në tërësi…
Qytetari: Se ajo është kolonë. Më fal. Ajo është një nga 3 kolonat që mban kombin gjallë.
Lulzim Basha: Është kolona e shpirtit.
Qytetari: Po pra, kemi nevojë për të ngrënë po kemi nevojë edhe për kulturë.
Lulzim Basha: Është trupi, është shpirti, është mendja. Më dëgjo 2 minuta tani.
Qytetari: Po!
Lulzim Basha: Është trupi, është shpirti, është dhe mendja, e ti po flet për kulturën po flet për shpirtin. Ne për kulturën kemi një program për ti mbështet artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj.
Qytetari: kam qenë prezent aty.
Lulzim Basha: Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi