https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Basha: Ramës i mbeti sharra në gozhdë tek Unaza e Re - Drita Tv

Basha: Ramës i mbeti sharra në gozhdë tek Unaza e Re

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e banorëve të Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re. Basha tha se Ramës i mbeti sharra në gozhdë tek Unaza e Re për shkak të qëndresës së qytetarëve për 105 ditë.

I shoqëruar edhe nga të rinjtë, kryedemokrati i ftoi të gjithë banorët të marrin pjesë në protestën e nesërme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të marrin fatin e tyre në dorë.

“I mbeti sharra në gozhdë për shkak të bashkimit dhe të përballjes këtu tek Unaza e Re. Nuk ishte kështu situata 105 ditë më parë. Njerëzit ishin të tmerruar. Arrogant dhe fjalë pisët ishte në Kuvend ai 105 ditë më përpara. Broculliste dhe shante këdo që i dilte përpara. Falë bashkimit dhe qëndresës, 105 ditë më pas shikoni ku jemi. Oligarkët hajdutë nuk gjejnë vrimë ku të futen dhe krye hajduti po bëhet gati tia mbathë. Nesër në Vlorë dhe pasnesër në azil. Kurrë nuk mund të ketë fatin e fëmijëve tuaj krye hajduti. Banorët e Unazës së Re u ngritën për shtëpitë e tyre, por e keqja ka kapluar vendin. E keqja nuk është varfëria, por qeveria që është kapur duke vjedhur. Ju keni në dorë të diktoni cdo ndryshim. Nesër fatin tuaj e keni ju. Qindra mijëra do bashkohen nesër”- tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi