12.5 C
Tirana

Basha në një takim në Kombinat tha : Fundi i kësaj qeverie është i afërt.

Më datë:

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me takimet me bizneset e vogla tashmë në kryeqytet, në zonën e Kombinatit ku nuk sheh ndonjë ndryshim nga Shqipëria dhe gjendja e pandemisë.Basha thotë se konsumi ka rënë si kurrë më parë dhe bizneset po falimentojnë por për këtë fajin e ka Rama.Lideri opozitar thotë tashmë se është i sigurt që alternativa e opozitës rikthen vendin në normalitet dhe se fundi i qeverisë Rama është shumë afër.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Në zonën e Kombinatit në Tiranë situata është si kudo në Shqipëri. Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Realiteti është i njëjtë kudo, bizneset po falimentojnë dhe njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Kryefjala e kësaj situate të rënduar janë listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë tek dyqanet e bukës dhe ushimeve.

Varfëri kudo, biznese dhe qytetarë të lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro me charter, para që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese dhe familje në nevojë.

Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, atë që ka vënë interesat e qytetarëve në funksion të xhepave të tij.
Ky realitet i neveritshëm në të cilin jetojmë duhet të ndryshojë sa më parë.

Qytetarët e kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie është i afërt. Ata do t’i bashkohen alternativës sonë për një qeverisje që do ta kthejë vendin në normalitet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...