Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Reforma Zgjedhore me Damian Gjiknurin, tallje! Fto Shullazin, Bajrin, Avdylajt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi sot takim pa kushte për Reformën Zgjedhore. Kreu i opozitës tha se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Damian Gjiknurin, i cili është pjesë e dosjes “184”.

Sipas Lulzim Bashës, një ftesë e tillë është tallje dhe provokim, ndërsa me ironi i kërkoi Ramës që të ftojë edhe disa nga krerët e bandave, si Emiljano Shullazin, Bajrin, Avdylajt, etj.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Dhënia fund krizës politike është prioritet absolut i Shqipërisë, i PD dhe i opozitës së bashkuar. Të gjithë e dimë se këtë krizë nuk e ka shkaktuar Kodi Zgjedhor, Kushtetuta dhe ligjet, pasi këto të fundit nuk janë përgjegjëse për Valdrin Pjetrin, Mark Babanin, Agim Kajmakun, dhe as për vjedhjet e votave të 30 qershorit.

Zgjidhja e plotë për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv për integrim duhet të vijë vetëm nga zgjidhja e krizës politike. Nuk mund të fshihemi pas ftesës, që është ajo me një individ si Damian Gjiknuri, i përfshirë në dosjen 184. Atëherë le të ftojnë dhe Shullazin, Bajrin, Avdylajt, sepse kjo është një tallje, një provokim për të gjithë shqiptarët.

Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka përgatitur një platformë për këtë reformë, që duhet të përfshijë një transformim të thellë politik, ku të mos përsëritet kurrë më një krizë e tillë. Opozita po përgatit platformën e saj, që do ta diskutojë me gjithë grupet e interesit dhe qytetarët shqiptarë.

Hapi i parë për zgjidhjen e krizës duhet të jetë pranimi i krizës, kjo mund të shtojë bazën drejt një rrugëdalje nga kriza. Një reformë zgjedhore të plotë, që do ta bëjë politikanin shërbëtor të interesit publik dhe jo përfitues të të mirave materiale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi