Basha: Durrësi, shembulli si u shkri shteti me krimin e bandat

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së doli publikisht dhe akuzoi kryeministrin Rama si njeriun që solli krimin dhe drogën në Shqipëri.

“Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy, dhe të gjithë të vërtetën. Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi. Ka qenë një beteje të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm, dhe shpesh herë të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe në nën trysni të jashtëzakonshme. Për shkak të propagandës së shfrenuar, të financuar me dhjetëra miliona euro, zëri ynë është shuar dhe na është dashur të ndërmarrim veprime dhe sakrifica të mëdha për t’u dëgjuar dhe për të çuar përpara betejën tonë. Këto veprime kanë patur kosto politike për mua personalisht dhe për Partinë Demorkatike. Por ne nuk kemi patur asnjë zgjedhje tjetër. Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar sikurse e kemi kuptuar ne regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri”,- tha Basha.

Kryedemokrati shtoi se, “Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar sikurse e kemi kuptuar ne regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri. Kriminelët, drogën, krimin në politikë dhe në aleancë me qeverinë nuk i solla unë. I solli personalisht Edi Rama, me një projekt të qartë, të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të planifikuar. Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatrice gjigande ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit. Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë. Me paratë e krimit dhe të korrupsionit të lejeve të ndërtimit Edi Rama bleu drejtimin e Partisë Socialiste

Sipas tij, Durrësi është sot qyteti që na tregon se si është shkrirë shteti me krimin.

“Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste. Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë cdo veprim politik me kriminelët. Kjo gjendje nuk është kapje e shtetit nga krimi, është shkrirje e shtetit dhe krimit në një. Për të arritur në këtë pikë, që ditët e para Edi Rama lejoi dhe mbrojti kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar të kanabisit në të gjithë Shqipërinë: Nuk duhet patur ansjë dyshim, ishte një projekt i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i Edi Ramës, i cili e sheh krimin dhe drogën si faktor ekonomik. Nga Bashkia e Tiranës Edi Rama u mësua se droga prodhon para lumë, me të cilat ndërtohën pallate, që është i vetmi aktivitet ekonomik që Edi Rama njeh dhe nxit. Këtë model zbatoi ai në të gjithë Shqipërinë duke lejuar kanabisin: ekonominë e drogës për të ngritur kulla”, shtoi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi