6.5 C
Tirana

Bardhi: S’pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale

Më datë:

Pas mbledhjes së zhvilluar sot me Sali Berishën dhe deputetët e opozitës, para gazetarëve ka folur edhe Gazment Bardhi.

Ai tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore, ndërsa sa i takon zhvillimeve të fundit në Parlament, ai tha se nuk do të pranojnë provokime.

Sipas tij nëse do të provokohen do të përgjigjen, teksa shton se nuk do të ketë seancë normale nëse nuk vendosen të drejtat e deputetëve të opozitës në vend. Ai tha se do të përgjigjen “me çdo çmim”.

“Komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesën në Kuvend për ngritjen e 3 komisioneve. Përbërja e Komisionet të Reformës Zgjedhore, prioritet për PD dhe mazhoranca duhet të heqë do të për diktimin se kush do jenë përfaqësuesit e PD.

Edhe dje, kreu i grupit të PS gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve është çështje e partive politike.

Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë të Komisionit të Reformës Zgjedhore

. Nikolla duhet të heqë dorë nga trajtimi i vetës si specialiste e protokolleve të Bashës. Nuk pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale”, tha ai.

Sa i takon kërkesës së PS për përjashtimin e 7 deputetëve nga Kuvendi, ai tha se nuk do t’i njohin këto masa, duke i cilësuar si arbitrare.

“Nuk njohim përjashtime arbitrare, janë një tjetër hap për t’i mohuar të drejtat deputetëve të opozitës, shenjë arrogance.

Të heqin dorë nga aktet e provokimit të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tiranë/ 7-vjeçari humb jetën në aksident, shoferi arratiset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një...

Rrjoll, protestuesit futen në kantier, policia përballet me banorët me skafandra

Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit...

U hodh në kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për shtetasin e humbur

Në kanionet e lumit Osum në Skrapar po vijojnë...

Balluku në qendër të diskutimeve, socialistët mblidhen këtë javë

Më 26 shkurt, në orën 11:00, grupi parlamentar i...