Bardhi: S’kemi kohë për të humbur! Do u thoni fermerëve ‘Flasim nga shtatori’?

Më datë:

Kreu i grupit Gazment Bardhi ka ngritur në Kuvend shqetësimin në lidhje me raportin e OLAF mbi abuzimin e institucioneve shqiptare me fondet e BE-së për bujqësinë (IPARD), kërkesa me debat për të cilën u refuzua.

Ai u shpreh se Ministria e Bujqësisë është shpallur “skenë krimi”, ndërsa shtoi se nëse raporti nuk u është vënë ende në dispozicion institucioneve shqiptare, tregon se BE nuk ka besim tek ata.

Bardhi u shpreh se fermerët presin zhbllokimin e fondeve dhe nuk kanë kohë të humbet.

“Nuk e di se çfarë më shumë zyrtare kërkoni ju, ministrja duhet ta ketë marrë raportin zyrtar të OLAF, nëse nuk jua kanë sjellë tregon se BE nuk ka besim tek institucionet zyrtare.

Në raport theksohet se pas hetimeve të rasteve të denoncuara, institucionet shqiptare kanë abuzuar me fondin në vlerën 33 mln euro, fondi konsiderohet i papërshtatshëm dhe kërkohet pezullimi i fondit.
Ministria e Bujqësisë është shpallur “Skenë krimi”.

Do presim vite derisa SPAk të zbardhur përgjegjësi që të zhbllokojmë fondet? Kush ka abuzuar do të shkojë në burg, detyra jonë është të bëjmë fondin efektiv një orë e më parë.

Fermerët na pyesin sot ç’po bëni ju që fondet të zhbllokohen. Ne do u themi kemi kohë? D o marrim njëherë pushimet, pastaj në shtator tetor flasim , të shohim çdo të bëjmë për ju. Ata nuk kanë kohë për të humbur”, u shpreh Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...