19.5 C
Tirana

Bardhi: Pezullimi për një funksionar publik, legjitim për të mbrojtur hetimet

Më datë:

Kuvendi rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjisë, Belinda Ballukut, nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi tha se “Kryeministri nuk mund ta shndërrojë institucionin në një zyrë avokatie për një të pandehur”.

“Ne duam të dimë cili është motivi që ka ende në kabinet numrin dy, të pandehur nga SPAK?! Pse është bërë kryeministri i parë në historinë e botës që ndërhyn në një çështje në hetim, ka kërkuar në emër të Këshillit të Ministrave shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pjesën që ka disponuar vendosjen e pezullimit të detyrës. Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin në zyrë avokatie ndaj një të pandehure. Pse do duhet kryeministri të bëhet palë në një çështje ku nuk është palë?”, tha Bardhi.

Bardhi tha se Kryeministri po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim kundër drejtësisë.

Duke iu referuar sugjerimeve të Komisionit të Venecias në rastin e Kosovës, Bardhi tha se “masa e pezullimit për një funksionar publik është legjitime për të mbrojtur hetimet dhe sugjeron në rastin e Kosovës, që të shtrihet masa e pezullimit jo vetëm tek ministrat dhe qeveria por edhe tek të zgjedhurit”.

Bardhi u ndal edhe tek imuniteti i deputetëve.

“Deputeti dhe anëtari i Këshillit të Ministrave nuk mund të arrestohet, ndaj tij nuk mund të merret masa e arrestit me burg pa autorizim të Kuvendit, nuk mund të merret masa arrest shtëpie apo të kryhet kontroll ndaj tij, pa autorizim të Kuvendit. Kaq është imuniteti sipas Kushtetutës. Kaq garanci ka edhe Balluku, asnjë vendim gjyqësor nuk ia ka cenuar këto garanci që i njeh imuniteti sipas Kushtetutës”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, padia në Gjykatën Kushtetuese nga kryeministri, është rasti i parë në botë kur kërkohet të zhbëhet një masë individuale sigurimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Rama e ka quajtur PS-në bordello”, Berisha: Është i kapur si miu në çark…

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij...

Macron pritet nga Xi Jinping: Fuqizohet partneriteti Kinë-Francë

Presidenti kinez Xi Jinping ka pritur sot, 4 dhjetor,...

Spiropali në Vjenë, pjesë e Këshillit të 32-të Ministror të OSBE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali...

Fermerët grekë në protestë, do të “paralizohet” sërish aksi Kakavijë-Janinë

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sërish sot, 4 dhjetor, se...