Bardha Biturku: Digjini mandatet, kërkoni qeveri antimafia o opozitë tefteresh

Digjeni mandatin tuaj si deputetë e si këshilltarë në të gjithë vendin dhe kërkoni ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të vendosur qeveri antimafia kështu është shprehur me anë të një statusi në facebook ish- nën/kryetarja e Bashkisë së Kavajës znj. Bardha Biturku.

Ky reagim i znj. Biturku ka ardhur në lidhje me protestat e zhvilluara përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga ana e flamiljare të 23 të arrestuarëve për protestën kundër vendosjes së taksës në rrugën e kombit. Mbështetja e protestët nga ana e opozitës ka sjellë edhe interpretime të shumta në lidhje me politikën.

Statusi i plotë i Bardha Biturku:

“Mosbindje dhe bindje civile .

Digjeni mandatin tuaj si deputete e si keshilltare ne te gjithe vendin ..kerkoni nderhyrjen e nderkombetareve per te vendosur qeveri antimafia..ku te kaloje ne site e gjithe pasuria juaj dhe e gjithe kupoles 27 vjecare…qe te jeni te besueshem ..provoni te protestoni pa bordero..dhe me oferten qe hajdutet te kalojne ne site..per 45 dit…atehere ju do mbeteni pak shume pak….por populli opozitar do jete shume , i gjithi .e do ju mbeshtese fuqishem.Ju keni monopolin e opozites legjitime ..ndaj jeni borxhlinj para popullit..po s jeni e gjithe opozita.
Kjo eshte bindja..per te kriju mosbindje zoterinj opozitare tefteresh e borderosh..une e mosbindur jam .e mosbindur kam qene ndaj Rlindjes qe para se te vinte në pushtet..por s jam e bindur se kë do kem ne krye..
Kauzat e rrokullisjeve duan atdhedashes…”

/Drita TV/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi