Barça kërkon brazilianin Coutinho në janar

Barcelona nuk është dorëzuar ende për brazilianin Coutinho, ndërkohë që ka përshpejtuar kohët që ta afrojë në skuadër fantazistin e Liverpool.

Mendohet që klubi spanjoll të ketë të gatshëm që në muajin janar brazilianin, duke iu ofruar britanikëve të Liverpoolit shifrën prej 84 milionë eurosh. Kjo vlerë do të dyfishohet në muajin qershor, duke kapur vlerën prej 150 milionë eurosh.

Mediet britanike njoftojnë se marrëveshja është arritur dhe klubet po diskutojnë të gjitha modalitetet e këtij transferimi. Barcelonës iu mohua mundësia e këtij transferimi në muajin gusht, kur Liverpool këmbënguli për të mos e lënë futbollistin, edhe pse ky i fundit kishte shprehur dëshirën për t’u larguar.

Coutinho shihet në fakt si zëvendësues i Andres Iniestës, ndërsa në sulm Barcelona është duke punuar njëkohësisht edhe për Griezmann./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi