Banorët në panik, pantera e zezë lëviz nëpër çatitë e shtëpive

Një panterë e zezë u fotografua duke shëtitur në çatitë e shtëpive në një qytet francez. Kjo gjë shkaktoi panik tek banorët, të cilët telefonuan menjëherë autoritetet.

Dëshmitari Victor Lefranc bëri një postim në Twitter duke shkruajtur: “Imagjinoni të pushoni në shtëpi në Armentieres dhe një panter i zi kalon para dritares”.

Macja e madhe u kap në rrugët e Armentieres, afër Lille dhe u qëllua me armë qetësuese nga një veteriner lokal.

Sipas burimeve të sigurisë, pronari i kafshës është arratisur dhe është në kërkim nga policia.

Por identiteti i tij nuk do të zbulohet derisa të kapet. ka shkuar në arrati dhe është duke u gjuajtur nga policët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi