Banorët e Pejës përballen me erëra të fuqishme, dëme të shumta po shkaktohen prej dy ditësh

Erëra të fuqishme pati në Pejë prej dy ditësh radhazi.

Si pasojë e këtyre erërave dëme të mëdha janë shkaktuar në gjithë komunën.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet qartë se shumë banorë kanë pësuar dëme materiale në vendet ku banojnë, por edhe në vetura e gjësende të tjera.

Për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, por që gjendja vazhdon të jetë thuajse e ngjashme gjatë gjithë kohës./Indeksonline/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi