Banorët e Karaçevës i shkruajnë letër institucioneve, kërkojnë siguri

Banorët e Karaçevës, përmes një letre drejtuar institucioneve të Kosovës, kërkojnë vëmendjen dhe intervenimin për sigurinë e fshatit nga xhandarmëria serbe.

Ata duan siguri dhe qetësi për një jetë normale e jo të jetojnë me frikë për çdo ditë nga patrullat serbe që hyjnë lirshëm në territorin e Kosovës duke krijuar frikë e pasiguri tek banorët. Gjithshtu banorët e Karaçevës, u bëjnë thirrje liderëve institucional që të viziojnë fshatrat e kësaj ane, sepse janë pjesë e territorit të Kosovës, shkruan Kosova Post.

Letra e plotët e banorëve të Karaçevës:

Letër e hapur Presidentit të Kosoves, z. Hashim Thaqi Kryetarit të Parlamentit të Kosoves, z. Kadri Veseli Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj Ministrit të Punëve të Mbrendshme, z. Ekrem Mustafa Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj

– Të nderuar Përfaqësues të Shtetit të Kosovës, Ju tituj të lartëpërmendur. Jam Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçeves, K.K Kamenicë.

– Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për t’ju INFORMUAR për COPTIMIN E TERRITORIT TË Kosovës më sakt rreth VENDOSJES SË TABELËS NDËRKUFITARE në mes Kosovës dhe Serbisë në KARAÇEVË të Komunes së Kamenicës e që de fakto ajo tabelë do ta PËRCAKTOJ PIKËN KUFITARE MBRENDA TERRITORIT TË KOSOVËS në mes Kosoves dhe Serbisë. Sa për informatë ju bëjm me dije se ajo tabelë do të vendoset në hyrje te fshatit Karaqevë te kthesa e Novosellës në Komuna e Kamenicës.

Pra kjo pike gjendet mbrenda hartës së territorit të Shtetit të Kosovës dhe mbi 26.000 hektar tokë të Kosoves, me vendosjen e kësaj tabele ndërkufitare po i bashkohen Serbisë edhe de jure! Po ju drejtohemi juve sepse Ju e keni OBLIGIM KUSHTETUES RUAJTJEN E TERRITORIT të Shtetit të Kosovës. Ne banorët e kësaj ane KËRKOJM, nga Ju të lartëpërmendurit, që URGJENTISHT të PARANDALONI vendosjen e kesaj tabele ndërkufitare mes Kosovës dhe Serbisë!

– Dua t’ju bëj me dije se Ne banoret e kësaj ane jemi në hallë të madhë nga patrullimi i Ushtrisë dhe Policisë Serbe në vendlindjen tonë, mbrenda territorit të shtetit të Kosoves, edhe pas 18 vite me radhë që nga paslufta dhe Ne jemi tepër të zhgënjyer nga neglizhenca e juaj! Vendlindja ime Karaçeva praktikisht po kontrollohet nga Shteti i Serbisë sepse këtë gjë po ia mundëson neglizhenca dhe papërgjegjësia juaj. Mbi 170 pronarë tokash, me vendosjen e kësaj pike ndërkufitare, po i humbin livadhet dhe arat e tyre që po ia merr Serbia para syve tanë.

Dhe Ju të zgjedhurit e popullit heshtni që 18 vite me rradhë…!!! Tmerr! Ne ende NUK e kemi të çartë se si është e mundur që Policia e Kosovës ta ketë TË NDALUAR patrullimin në atë zonë të Karaçevës e cila gjendet mbrenda hartes së Kosoves!

– Banoret e kesaj ane me të drejtë pyesin se, si është e mundur që Serbia do t’na jap tri Komuna te Luginës së Preshevës kur Ne jemi dëshmitar se ajo po na i merr para syve tanë edhe Karaçeven me mbi 26.000 hektar që është mbrenda hartës dhe territorit të Kosoves, dhe çuditërisht nga Ju si organe Shtetërore të Kosovës NUK ka asnjë reagim, edhe pas 18 vitesh?!

– Për fund ju bëjmë Ftesë të gjithë juve udhëheqes të lartpërmendur te shtetit të Kosovës që të vini për një vizitë Vikendi edhe në Karaqevë sepse edhe Karaçeva është Kosovë dhe e meriton një vizitë nga Ju si të zgjedhurit e këtij vendi…! – Me shpresë se kësaj letre të hapur do t’i jepni përgjegjie pozitive, paraprakisht ju faleminderit…! Mirupafshim në Karaçeven e “Lirê”…!

Me datë; 13-12-2018 v Me respekt; Selver Lenjani Karaçevë, KK. Kamenicë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi