“Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet në horizont afatmesëm, ndonëse ritmi i rritjes do jetë disi më i ulët.

Përkeqësimi i perspektivës ekonomike në Evropë, ndikimi negative që çmimet e larta kanë në fuqinë blerëse të familjes si edhe reduktimi i stimulit fiskal pritet ngadalësojë konsumin familjar dhe investimet e bizneseve në vijim.

Niveli i lartë i depozitave, rritja e punësimit dhe e pagave, rritja e kredisë bankare dhe paketat e rezistencës sociale dhe pritet të sigurojnë mbështetje për bilancet e sektorit privat.

Informacioni i disponuar sugjeron se balanca e rreziqeve mbi inflacionin qëndron në kahun e sipërm ndërsa balanca e rreziqeve për rritjen ekonomike qëndron në kahun e poshtëm.

Lufta në Ukrainë është burimi kryesor i pasigurisë dhe përshkallëzimi i luftës, mund të çojë në çmime më të larta të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe në rritje më të ulët ose negative ekonomike rajonale e evropiane.

Duke gjykuar Këshilli mbikëqyrës vendosi në mbledhjen e sotme të rrisë me 0.5 % normën bazë të interesit duke çuar në nivelin e 2,25 %, të rrijë 0.5% normën e interesit të depozitës 1 ditore duke e çuar në nivelin e 1.25% dhe të rrisë po ashtu 0,5% normën e interesit të kredisë 1 ditore duke e çuar në nivelin 3.25%.”, tha ai.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me Amnistinë Fiskale.

Ai u shpreh se një nga kushtet që Amnistia Fiskale të jetë i suksesshëm, është që të shmanget evazioni fiskal dhe paratë e ardhura nga krimi apo korrupsioni.

“Opinioni i BSH është thënë edhe para Kuvendit dhe konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit, BSH e sheh amnistinë me kosto e benefite, por në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit.

Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal”, tha ai.