Bangladesh, nga shpërthimi i zjarrit të paktën 81 të vdekur

Të paktën 81 persona kanë humbur jetën, ndërsa 41 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të shpërthyer në lagjen e vjetër të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka.

Sipas lajmit në Xinhua, zyrtarët theksuan se zjarri shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë në pjesën e vjetër të qytetit, më saktësisht në lagjen Chawkbazar, ku më pas u përhap edhe në ndërtesat tjera në afërsi, në depot e të cilëve gjendeshin materiale kimike dhe plastike.

Zyrtarët më tej njoftuan se nga zjarri kanë humbur jetën të paktën 81 persona, ndërsa 41 persona të tjerë të plagosur janë dërguar nëpër spitalet përreth për trajtim mjekësor.

Për shkak të gjendjes së rëndë të disa prej të plagosurve, ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi