Bangladesh, lind foshnja e parë Rohingya në spitalin fushor të Turqisë

Foshnja e parë Rohingya erdhi në jetë në spitalin fushor që Ministria e Shëndetësisë e Turqisë e ka ndërtuar për muslimanët e Arakanit të cilët kanë braktisur vendin e tyre për shkak të persekutimit kanë kaluar në Bangladesh duke u strehuar në rajonin Cox-s Bazar.

Amane Begum, e cila u strehua në Bangladesh pasi u arratis nga persekutimi i ushtrisë dhe nacionalistëve budistë në Arakan, shkoi në spital për lindje në mbrëmjen e 19 shkurtit.

Nëna Begum rreth orës 01:00 solli në botë një fëmijë mashkull me peshë 2,9 kilogramë dhe gjatësi 48 centimetra.

Foshnja i ermëuar Muhammed Alperen dhe nëna dolën nga spitali pasi u mbajtën për një kohë nën kontroll.

Foshnja Muhammed është fëmija i parë që ka lindur në spitalin i cili koordinohet nga Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

Ambasada e Turqisë në Daka nga llogaria e saj në Twiter ka publikuar fotografitë e fëmijës duke shkruar: “Foshnja e parë Rohingya që erdhi në botë në spitalin tonë fushor në rajonin Cox-s Bazar është emëruar Muhammed Alperen. Shprehim urimet për stafin tonë të palodhshëm shëndetësor dhe familjen e foshnjës Mohammed Alperen”.

“Ky spital është derë e shpresës”

Muslimanët e Arakanit largohen në Bangladesh për të shpëtuar jetën e tyre duke kaluar nëpër rrugë të vështira dhe janë të detyruar të jetojnë në kampe me kushte shumë të vështira fizike.

Higjiena dhe mungesa e ushqimeve në kampe përbën problem serioz shëndetësor kryesisht për gratë me barrë, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

Turqia nëpërmjet institucioneve dhe organizatave si TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe, AFAD dhe IHH zjgat dorën saj të mbështetjes për muslimanët e Arakanit. Spitali fushor, ashtu si edhe ndihmat e tjera humanitare të Turqisë, është një derë e shpresës për muslimanët e Arakanit.

Kryemjeku i spitalit, Xemaleddin Muhammed, në një deklaratë për AA, duke folur për mungesat në kampet në Cox-s Bazar, tha: “Shumica e njerëzve në kampe janë viktima. Veçanërisht, shumica e grave me barrë nuk kanë vajtur asnjëherë te mjeku. Këto persona nuk kanë përdorur as vitamina, hekur apo folikacid”.

Ndër të tjera, duke bërë të ditur se është siguruar mbështetje me ilaçe për të sëmurët që kur spitali fushor i ndërtuar prej Turqisë u vu në funskion, Muhammed tha se pacientët mund të kryejnë vizitat me shumë lehtësi.

“Këtë e shikojnë si derë të një shprese. Shprehin urata dhe lutje të shumta kryesisht për presidentin Recep Tayyip Erdogan”, shtoi ai.

Gjithashtu, kryemjeku Muhammed tha se aktualisht ndodhet një pacient që pret për lindje cezeriane dhe shtoi se do ta realizojnë edhe këtë lindje sapo të përmbushin mangësitë në sallën e operimit.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit të njoftuara nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh që nga 25 gushti i vitit të kaluar e deri më tani arritur në 688 mijë. Supozohet se rreth dy milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 300 mijë për shkak të ikjesnga sulmet sistematike.

Nga ana tjetër, më shumë se 350 fshatra të muslimanëve u dogjën në zonë, tregojnë imazhet satelitore të publikuara nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Qeveria e Mianmariit dhe Bangladeshit më 23 nëntor 2017 nënshkruan një marrëveshje për rikthimin e muslimanëve të Arakanit në territoret e tyre. Sipas marrëveshjes, personat që dëshirojnë të rikthehen në Mianmar janë të detyruar që të paraqesin dokument se kanë jetuar në Mianmar para se të kalonin në Bangladesh, por muslimanët e Arakanit nuk janë të regjistruar në Mianmar për shkak se në vitin 1982 atyre iu hoqën të drejtat e shtetësisë.

Ndërkaq, theksohet se në proces “miratim” nga qeveria e Mianmarit duhet të kalojnë edhe dokumentet e dhëna në këtë vend nga OKB-ja për muslimanët eArakanit që kanë kaluar në Bangladesh.

Përveç kësaj, kthimi i muslimanëve të Arakanit duhej të fillonte brenda dy muajve nga nënshkrimi i marrëveshjes, por më pas u njoftua shtyrja e procesit, ndërsa nga ajo ditë nuk ka patur ndonjë rikthim.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të muslimanëve të Arakanit shprehen të shqetësuar rreth fillimit të këtij procesi pa kushtet e domosdoshme për kthimin e muslimanëve të Arakanit në territoret e tyre në mënyrë të sigurtë dhe dinjitoze. Organizatat paralajmërojnë se muslimanët e Arakanit mund të jenë të ekspozuar ndaj një vale të re të spastrimit etnik./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi