3.5 C
Tirana

Balluku në nënstacionin elektrik të Lezhës: Furnizon 40 mijë abonentë, investimet i përgjigjen zhvillimit të zonës

Më datë:

Nënstacioni elektrik i Lezhës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili do të dyfishojë kapacitetet ekzistuese të tij, duke bërë të mundur plotësimin e gjithë nevojat të qytetit, si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për banorët e zonës dhe bizneset, në mënyrë të veçantë ato të sektorit të turizmit. Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe që prej asaj kohe ka pasur ndërhyrje të pjesshme, por asnjëherë një rikonstruksion të plotë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i OSSH, Blendian Dalipi dhe kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu inspektoi ecurinë e punimeve në këtë objekt, të cilat fillimisht do të përqendrohen në ngritjen e nivelit të nënstacionit për shmangur përmbytjen e tij si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

“Është nënstacioni kryesor për të gjithë qarkun e Lezhës, jo vetëm për zonën e Shëngjinit. Dhe nga ky nënstacion furnizohen sot deri në 40 mijë abonentë. Herë pas here janë bërë disa ndërhyrje të pjesshme, duke ndërruar transformatorët, por asnjëherë nuk është ndërmarrë një nismë e tillë për të pasur një rikonstruksion total”, u shpreh drejtuesi i OSSH, Blendian Dalipi.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se këto investime jo vetëm i përgjigjen fluksit aktual të zonës, por edhe zhvillimit të mëtejshëm të saj. Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit, u shpreh Balluku, nuk do të krijojnë pengesa në furnizimin normal me energji elektrike të qytetarëve. “Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”, tha Balluku.

Në zonën e Lezhës është bërë i mundur gjithashtu rikonstruksioni i disa kabinave elektrike dhe ndërtimi i disa të rejave, ndërsa është ndërhyrë edhe për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm dhe atij të ulët. “Kemi bërë edhe një planizim të investimeve ashtu siç duhet për vitin 2024 dhe çfarë është më e rëndësishme, dhe kjo duhet thënë, që OSSH-ja tashmë, ashtu si në të gjitha kantieret tona të tjera, nuk zvarrit asgjë, për më tepër ne jemi në presionin e kohës dhe detyrimisht kërkojmë dhe mirëkuptimin e kompanive që operojmë, pasi është shumë e nevojshme për ne që të përfundojnë të gjitha këto vepra edhe para afateve, siç është rasti i këtij nënstacioni”, u shpreh Balluku.

Kryebashkiaku Ndreu nga ana e tij, duke vlerësuar investimet e realizuara dhe ato që janë në proces, tha se përmes tyre janë adresuar disa prej shqetësimeve dhe kërkesave që banorët kanë ngritur.

Investimi në nënstacionin e Lezhës bën të mundur eliminimin e ndërprerjeve të energjisë për shkak të defekteve nga mbingarkesa apo amortizimi i rrjetit të vjetër, uljen e nivelit të humbjeve, si dhe përmirëson sigurinë teknike të rrjetit në parametra teknikë bashkëkohorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në Lezhë-Shkodër/ Automjeti përplaset me motoçikletën, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në...

Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian pas takimit me Macronin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi...

Osmani në Budapest kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e...

Blushi: Të përshkallëzojmë aksionin opozitar në terren

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi...