13.5 C
Tirana

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

Më datë:

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zv/kryeministre, Belinda Balluku, mori pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, mbajtur në Turqi nën kujdesin e veçantë të Presidentit Erdogan dhe Qeverisë turke.

Në këtë ngjarje të rëndësishme vjetore morën pjesë 70 ministra nga e gjithë bota, të cilët diskutuan për zhvillimet dhe sfidat në fushën e transportit modern dhe ndërlidhjes multimodale.

Në deklaratën e saj, ministrja Balluku theksoi progresin që Shqipëria ka arritur në transportin rrugor dhe aviacionin civil, si dhe prezantoi projektet e reja për zhvillimin e porteve, që po e pozicionojnë vendin mes vendeve të zhvilluara.

“Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte, të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara”, tha Balluku.

Në fokus të forumit ishin çështje si elektrifikimi i hekurudhave, zhvillimi i porteve të gjelbra dhe lidhja e tyre me portet e thata, si dhe rëndësia e projekteve me përfitim rajonal.

“Transporti nuk ka më kufij,” u shpreh Balluku, duke theksuar rëndësinë që ka ndërlidhja për ekonominë, tregtinë dhe sigurinë globale.

Ministrja nënvizoi se transporti multimodal është tashmë një komponent kyç për çdo qeveri, jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për garantimin e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...