13.5 C
Tirana

Balluku: Ndërtimi i bypassit të Elbasanit dhe Tiranës, projekte në vazhdim.

Më datë:

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për ka shqyrtuar buxhetin dhe investimet e parashikuara nga MIE për vitin 2025.

Ajo ka thënë se janë adresuar urat që kishin kushtet më të vështira, duke marrë shembullin e Urës së Viroit.

Më tej, ajo është ndalur dhe te ndërtimi i bypassit të Elbasanit dhe Tiranës, dy projekte të rëndësishme në vazhdimësi.

Sa i përket transportit hekurudhor, Ballaku theksoi se mban një rëndësi të veçantë në projektbuxhet.

“Rehabiliti i urave si ai i Viroit dhe Vjosës. Duhet pasur parasysh që shumica prej tyre janë ndërtuar në vitet ’60-‘90 dhe na është dashur të bëjmë një punë të madhe. Për shembull, Ura e Viroit edhe pse është  e vogël, duke pasur parasysh prurjet futet në ujë. Ndërsa, Vjosa tashmë është një park i mbrojtur dhe tashmë ka vëmendje të madhe jo vetëm nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por dhe nga Ministria e Fincancave.

Ngarkesa që kemi në dalje të Autostradës Tiranë-Elbasan është domosdoshmëri për të ecur sa më shpejt me këtë projekt. Kemi parasysh që ky projekt është i rëndësishëm dhe ne po punojmë me të gjithë faktorët dhe për Formula 1. Duke e kthyer kështu dhe një pikë të rëndësishme për turizmin e atyre që pëlqejnë automobilat.

Bypassi i Tiranës ka kaluar në disa faza, por jemi duke folur për një periudhë disa vjeçare. Është një nga veprat më të rëndësishme që do të bëjë një lidhje mes autostradave që vijnë nga veriu dhe që duan të shkojnë në Lindje të Tiranës, pa u futur në qytet.

Ndërsa, transporti hekurudhor ka një program me një rëndësi të veçantë, pasi jemi në fazën e negociatave dhe Shqipëria është duke përmbushur kushtet”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...