Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se, “nga sot mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, që lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara”.
Duke marrë fjalën në përurimin e organizuar me këtë rast në pikën doganore të Qafë Thanës, ku merrnin pjesë kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, Balluku shprehu kënaqësi në përurimin e pikës së përbashkët të kalimit të kufirit, midis doganës së Qafë Thanës në pjesën shqiptare dhe doganës në krahun e Maqedonisë së Veriut.
“Shqiptarër ndër vite i ka mundur izolimi, i cili edhe sot i ka efektet e tij negative, qofshin këto sociale apo pasoja ekonomke. Ndaj një nga prioritet e qeverisë Rama duke nisur që nag viti 2013, padyshim ka qenë lehtësimi i të gjitha procedurave për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të tregtisë”, tha Balluku.
Ajo vuri në dukje se ky projekt është dëshmia e radhës e vullnetit të mirë që ekziston midis dy qeverive për të bashkëpunuar në çdo nivel.
“Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është kthyer në një model për tu ndjekur nga të të gjitha ato vende që duan të çojnë përpara zhvillimin rajonal. Ne kemi një përvojë të mirë të funksionimit të pikave të përbashkëta siç është pika e Muriqanit apo pika e Morina.Projekti që përurojmë sot synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtëson kontrollin përmes vetëm një ndalese” , tha Balluku.